Harta e re gjyqësore debat te ligjet/ Gjiknuri: Do t’i shërbejë menaxhimit të flukseve. Koreshi: Më shpejt merr patentën se mbyll gjyqin

15/06/2022 12:02

Harta e re gjyqësore, u bë objekt diskutimi në komisionin e Ligjeve, ku raporton për veprimtarinë e institucionit, kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami.

Ndërsa për deputetin e PS, harta e re do ti shërbejë menaxhimit të flukseve që do të dalin.

“Kjo do ti shërbejë menaxhimit të flukseve që do të dalin, janë parime të ndërtimit të proceseve se si të menaxhosh fluksin në një vend të caktuar me një numër të caktuar gjykatësish. Aty mund të debatojmë se si janë ndjekur kriteret, që mbeten për ty parë por parimet janë të përgjithshme.

Rregullimi i hartës, rishpërndarja e gjyqtarëve do të sjellë më shumë efiçencë e doi të krijojë zgjidhje më të mira në shërbim të publikuar. Standartizimi e bën më të thjeshtë edhe për palët për të kuptuar integritetin e sistemit gjyqësor.Sigurisht që ka balanca, ka avantazhe dhe disavantazhe. KLGJ ka kryer misionin e saj kushtetues duke kaluar situate të vështura me sukses.” –u shpreh Gjiknuri.

Ndërkohë krejt ndryshe, mendon deputeti i PD në Lushnje, Saimir Koreshi.

“Me nismën për hartën e re gjyqësore ka mosakordancë të asaj çfarë ndodh dhe asaj që veprohet në terren. Një zgjidhje martese në Gjykatën e Tiranës sot do dy vjet, një zgjidhje martese në Lushnje do 30 ditë. Po deshën le të mendohen mirë po duan të martohen. Për të mos folur për Apelet. Kjo është shqetësuese se drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar.

S’mund të presim 40 vjet sa të dalë magjistrati i ri… Dhe për të dalë te harta territoriale kam parë diku se i jeni referuar sistemit italian. Inshallah nuk është e vërtetë se hiqi vendimmarrjen atij sistemi, gjithë të tjerat janë të gabuara. Atje vdes pa le të marrësh të drejtën”, tha Korreshi.

Top Channel