26/12 20:57
Antonio Ilieski është futbollisti i radhës që afrohet te Kukësi.
Mbrojtësi 25-vjeçar nga Maqedonia e veriut ka mbërritur paraditen e sotme në Shqipëri dhe ka firmosur me klubin verilindor, teksa ka bërë edhe foto me fanellën zyrtare.
Ilieski së fundi ka qenë pjesë e Renovës, në Maqedoninë e Veriut, teksa më herët ka luajtur për ekipe si Tikves, Gostivari, Korabi i Dibrës dhe të gjithë skuadrat e moshave të Maqedonisë së Veriut, deri te U21-shit.
Mbrojtësi 25-vjeçar është përforcimi i dytë i verilindorëve, që një ditë më parë firmosën me sulmuesin anësor Jakup Berisha, i cili gjithashtu erdhi nga kampionati i Maqedonisë së Veriut.
Top Channel