“Balluku nuk akuzohet për korrupsion”, Rama i përgjigjet ambasadave të Britanisë dhe Gjermanisë: Deputetët treguan dinjitet, Reforma në Drejtësi s’kthehet mbrapa Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kiev, Ukrainë, me ftesë të Presidentit të vendit Volodymyr Zelenskyy.
Kryeministri Rama, i cili në këtë vizitë është së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç do të vizitojë zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin, si dhe më pas ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase.
Në vijim, Kryeministri Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi do të priten në takim nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, takim që do të pasohet nga Konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Rama, Kryeministrit Abazoviç dhe Presidentit Zelensky.
Kryeministri Rama do të takojë gjatë ditës Kryeministrin e Republikës së Ukrainës Denys Shmyhal dhe më pas Kryetarin e Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko.
Top Channel