“ACTA URBANA” nga latinishtja do të thotë letër. Dhe krijimtaria e piktorit dhe grafistit Petraq Papa është kryesisht në letër. Jo vetëm si një dizenjues I imazheve të pullës së postës.
Por edhe i kartmonedhave, artisti na paraqet punën e tij nëpërmjet një ekzpozitë shumë të veçantë. E para e llojit të saj në Fab, kuruar nga Najada Hamza.
Me imazhin e 2000 lekshit ndeshemi përditë. Krujuesi është Petraq Papa
Nga ana tjetër 10 mijë lekshi është një ndër kartmonedhat më moderne që ne kemi dhe paraqitja e kësaj kartmonedhe në formën sa më bashkëkohore por edhe duke ruajtur linjat e kartmonedhave të tjera ka qenë shqetësimi kryesor i artistit
Pullat e dizenjuara prej tij zenë pjesën kryesore të ekspozitës. Papa Francesku, Dritëro Agolli apo Nënë Tereza janë disa prej protagonistëve në pullat e tij.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 20 qershor në Galerinë Fab.
Top Channel