Biden njofton rreth 1 miliard dollarë më shumë ndihmë për Ukrainën

15/06/2022 21:00

Presidenti Joe Biden njoftoi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një ndihmë ushtarake shtesë prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën, sasia më e madhe e armëve dhe pajisjeve ushtarake që dërgohet njëherësh në një ngarkesë, që nga fillimi i luftës.

Biden thotë se ka folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky sot, duke shtuar: “Kam riafirmuar angazhimin tim se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë pranë Ukrainës ndërsa ajo mbron demokracinë e saj dhe mbështesë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial përballë agresionit të paprovokuar rus”.

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë gjithashtu 225 milionë dollarë ndihmë humanitare, të cilat Biden tha se do të shkojnë për  “furnizim me ujë të pijshëm, furnizime kritike mjekësore dhe kujdes shëndetësor, ushqim, strehim dhe para për familjet për të blerë sende thelbësore”.

Të dy liderët folën për herë të fundit me telefon në prill.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA