Gjermania dominoi plotësisht Italinë të martën në mbrëmje në “Borussia-Park” në M’Gladbach. Ekipi i Flick shkatërroi 5-2 kampionët në fuqi të Europës në takimin e Grupit 3 të Ligës A në Nations League.
Tifozët gjermanë kishin mbushur plot stadiumin dhe shijuan në maksimum pesë golat e skuadrës së tyre të zemrës, teksa një pjesë e tyre protestoi në lidhje me të drejtat e mohuara të punëtorëve në Katar, vend që do të organizojë Botërorin.
Sipas SuperSport, shumë emigrantë, kryesisht nga Bangladeshi, India apo Pakistani, kanë humbur jetën duke punuar për ndërtimin e stadiumeve. Pagesa modeste, kushte të vështira punë, asnjë e drejtë njerëzore dhe presion për të përfunduar sa më shpejt stadiumet.
Rreth 15 mijë persona kanë humbur jetën, teksa nuk kanë munguar protestat ndaj autoriteteve të Katarit.
Top Channel