Klubet shqiptare që do të marrin pjesë në raundet kualifikuese të Ligës së Kampioneve dhe Conference League kanë mësuar emrat e kundërshtarëve të tyre në shortin që u hodh në Nyon të Zvicrës.

Në Ligën e kampioneve, Tirana do të luajë në raundin e parë me skuadrën nga Luksemburgu, Dudelanzh, një ndër ekipet më të lehta në letër krahasuar me kundërshtarët e mundshëm, por që sigurisht me diferencë me bardheblutë.

Ndërkohë, Ballkani, skuadra kampione e Kosovës do të përballet me skuadrën lituaneze, Zalgirus Vinius.

Ndeshjet e para në Ligën e Kampioneve do të luhen në 5 e 6 korrik, ndërsa ato të kthimit në 12 e 13 korrik

Ndërsa në Conference league që do të nisë edicionin e dytë të tij, skuadra nënkampione e vendit, Laçi do të ketë një derbi ballkanik pasi përballë do të ketë skuadrën e Iskra Danilovgrad të Malit të Zi. Partizani do të luajë me Saburtalon nga Gjeorgjia.

Po kështu kanë mësuar kundërshtarët e tyre edhe skuadrat e tjera shqiptare të Kosovës, Drita e Kosovës do të luajë ndaj Inter Turku të Finlandës, ndërsa Llapi me Buduçnost Podgorica, kurse Shkëndija e Maqedonisë së veriut do të ketë si rival armenët e Ararat Yerevan.

Për sa i përket Vllaznisë, skuadra shkodrane, fituese e Kupës së Shqipërisë do të nisë aventurën në Conference League në raundin e dytë , shorti për të cilin do të hidhet këtë të mërkurë.

Ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Conference League do të luhen në 7 dhe 14 korrik, ndërsa ato të raundit të dytë në 21 dhe 28 korrik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA