Divjaka ka klimën dhe njerëzit e duhur për të qenë vendi i parë në Shqipëri që nis eksportin e shalqirit.
Ristan Janko, në një sipërfaqe prej 10 ha kultivon shalqi. Për të siguruar një çmimi të lartë, fermeri thotë se në sera mbolli varietetin që i garanton hershmërinë dhe cilësinë.
“Kemi gati rreth 13 vite që punojmë me Lituanin, Estoni, Bullgari dhe kemi një kontratë të kënaqshme viti i parë që tregu i jashtëm kërkon shalqi në gusht dhe shtator kështu që asnjë prodhim nuk do të mbesë në tokë”.
Edhe pse sipërfaqja e tokës e mbjellë me shalqi është e njëjta me atë të një viti më parë, kësaj herë fermeri thotë se do të fitoj më shumë para sepse një kokërr shalqi peshon disa kilogram më tepër.
“Prodhimi është i shkëlqyer. Një kokër shalqi person 10-15 kg me syrin tim ti peshon 4 kokrra shalqiri”.
Të arrish këtë prodhim, të duhen ora të tëra punë në dielli dhe shi. Duke para mundimin e babait, Franci kërkoi të largohej nga bujqësia për tu bërë futbollist, por kjo mbetet veç se një ëndërr. Por djali që dikur pasonte topin, sot pason shalqi.
“Ne varemi shumë edhe nga Greqia, sepse tregu i shalqirit është në bursë. Në qoftë se ato dalin me çmime të lira jemi të detyruar që edhe ne ti ulim çmimet. Sot për shembull një kilogram shalqi është 300 lekë. Ky është çmim i mirë”.
Sipërfaqe të mëdha tokë janë mbjellë me këtë kulturë bujqësore në Divjakë. I gjithë ky shalqi i varietetit Eros do të niset sonte drejt vendeve të Europës. Këtë vit prodhimi është i mbarë, ndërsa çmimi mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë deri në fund të sezonit.
Top Channel