Reforma territoriale/ Nis mbledhja e grupit të PD në selinë blu, pjesëmarrje e ulët e deputetëve (emrat)

14/06/2022 15:51

Grupi i PD-së është duke zhvilluar një mbledhje pasditen e sotme që ka nisur në 15:30.

Në mbledhje duket se ka një pjesëmarrje mjaft të ulët të deputetëve ku aktualisht janë pjesë 16 prej tyre.

Kastriot Piroli, Flamur Hoxha, Emilia Koliqi, Andia Ulliri, Dhurata Çupi, Gazment Bardhi, Sajmir Korreshi, Eralda Tase Bano, Zheni Gjergji, Ferdinand Xhaferraj, Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Orjola Pampuri, Xhelal Mziu.

Mbledhja bëhet për të diskutuar mbi fillimin e procesit të reformes territoriale duke qenë se të mërkurën do të ketë mbledhjen e parë komisioni për reformën territoriale.

Dje u zhvillua mbledhja e parë e deputetëve të PD-së, anëtarë të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale.

Deputetët u dakordësuan që në mbledhjen më të parë të Grupit Parlamentar të PD-së t’i kërkohet cdo deputeti/je të Grupit që të sjellë me shkrim:

(i) Një analizë të problematikave të zonës ku ai është zgjedhur, në nivel bashkie dhe/ose qarku;

(ii) Personat, qofshin funksionarë apo ish-funksionarë të PD-së në nivel vendor, apo edhe aktorë të tjerë relevantë, që duhet të konsultohen; dhe

(iii) Propozimet e tij/saj për kriteret dhe standardet që duhen aplikuar për ndarjen e re administrative-territoriale të tilla si, por pa u kufizuar në, popullsia, gjeografia, zhvillimi ekonomik, shërbimet ndaj qytetarëve, lidhjet kulturore, historike etj.

Të gjitha materialet e sjella nga deputetët do t’i shërbejnë më pas Grupit të Punës që të hartojë një dokument të sintetizuar të problematikave në nivel bashkie dhe qarku, listën e personave që duhen konsultuar për të mbledhur opinionet e tyre, si dhe kriteret e standardet që duhen mbajtur në konsideratë për ndarjen e re administrativo-territoriale.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA