Ish i përndjekuri politik, Simon Miraka ka folur për rrëzimin e kandidaturës së tij si anëtar i Autoritetit të Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit, për shkak të firmës së Berishës.

Në një intervistë me Sokol Ballën për Top Story, Miraka është shprehur se hedhja e firmës nga ana e Sali Berishës është bërë me vetëdije për të vlerësuar kontributin e tij dhe jo e qëllimshme që emri të mos votohej në Kuvend.

Berisha është një ish president një ish kryeministër, një kryetar partie dhe një protagonist i rrëzimit të komunizimit bashkë me të tjerët. Hedhja e asaj firme nuk është bërë pa koshiencë nga ana e zotit Berisha. Ai e ka fiermosur për konsideratën dhe kontributin tim. Ai nuk mund të luajë me dinjitetin e vetë, njëherë të firmosë, njëherë ta heqë. Nuk e ka firmos me sonabul, por me vetëdije. Mendoj që kjo ka qenë arsyeja, nuk më shkon nëpër mend që ai e ka bërë qëllimisht”, tha Miraka në Top Story.

Firma e Sali Berishës mbi shkresën që i shkoi Kuvendit ishte shkaku zyrtar që Simon Miraka të rrëzohet jo vetëm nga socialistët, por edhe nga demokratët. Nëse Berisha tërhiqte firmën nga emri i Mirakës, ai do ishte votuar në Kuvend, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA