Presion për të përdorur kartat/ Bankat kërkojnë kufizime për blerjet me para në dorë. 3,5 miliard euro cash në qarkullim

14/06/2022 19:53

Bankat kërkojnë vendosjen e një tavani për pagesat cash për blerje nga konsumatorët për të nxitur pagesat online.

Në forumin e Shoqatës së Bankave për dixhitalizimin kundrejt parasë fizike, kreu i saj Bleda Shella tha se nevojiten rregullime ligjore për të reduktuar qarkullimin e parasë cash, ndërsa kërkoi akes në shërbimet e platformës e-Albania.

Por, pavarësisht përpjekjeve dhe investimeve, përfaqësues të qeverisë kanë lëshuar kritika në drejtim të sistemit bankar duke shtuar se nuk po ndjek ritmin e saj në dixhitalizimin e shërbimeve.

Niveli i lartë i parasë cash është një ndër sfidat më të mëdha për ekonominë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, paraja që qarkullon jashtë sistemit bankar ka arritur shifra rekord në prill, në 3.5 miliardë euro, niveli më i lartë i regjistruar në dy dekada.

Top Channel