Nis bojkoti i avokatëve, grevë kundër mbylljes së 18 gjykatave

14/06/2022 15:06

Salla te boshatisura, korridore te zbrazura dhe tek tuk qytetarë që paraqiten pa avokatë. Kjo është situata ne gjykatën më të madhe në vend, mbasi avokatët janë përfshirë në bojkotimin e proceseve te themelit.

Avokatet kërkojnë që qeveria e gjyqësorit të tërhiqet nga harta e re gjyqësore në të cilën reduktohen 18 gjykata.

Ndërkohë ditën e parë të bojkotit disa avokatë e kanë shfrytëzuar të frekuentojnë kafenetë përreth gjykatave

Rreth 2 mije avokate kane bojkotuar proceset një forme greve për të detyruar KLGJ që të reflektojë mbi hartën e re gjyqësore, për te cilën ne fakt KLGJ tanimë ka votuar për mbylljen e shumë gjykatave.

Ata paralajmërojnë përshkallëzimin e situatës, deri atëherë nga sallat e boshatisura.

Top Channel