Greqia aleat besnik i Serbisë, ministri i Jashtëm grek në Beograd: Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar
Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla ka zhvilluar një takim me homologun e saj austriak, Alexander Schallenberg.
“Vizita ime po bëhet në kohën kur nuk është koha për biznes të zakonshëm. Ne duhet të kemi parasyshë që Moska e ka mundësinë të destabilizojë rajonin dhe kjo ngre alarmin. Mendoj se sulmi i Rusisë në Ukrainë duhet ta zgjojë BE-në për integrim të rajonit. Pra duhet të hapen negociatat për Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën.
Në këtë rajon që rrethohet nga shtetet e BE-së nuk duhet ta tejkalojmë këtë rajon dhe do ta kërkojmë në mënyrë të vazhdueshme integrimin.
Dialogu është i nevojshëm mes Beogradit dhe Prishtinës, qoftë për energjinë dhe fishat e tjera. Është e natyrshme që duhet të ketë normalizim dhe njohje të ndërsjellë’, tha ministri i Austrisë.
Top Channel