Dy vite më parë, ku u largua nga Barcelona, Luiz Suarez ishte vetëm një hap larg Juventusit. Mirëpo atëherë kërkohej nënshtetësia italiane, sepse te “Zonja e Vjetër” nuk kishte një vend bosh për lojtarëve që nuk vinin nga bashkimi europian.
Një hetim i Prokurorisë së Perugias bllokoi gjithçka, pasi zbuloi se provimi i gjuhës italiane ishte kryer në shkelje të ligjit nga sulmuesi uruguaian. Historia tashmë dihet, Luis firmosi për Atleticon kontratë dyvjeçare që përfundon pas pak ditësh, pra më fund të këtij muaji.
E vërteta është se përfaqësuesit e uruguaianit ia kanë ofruar sërish Juventusit klientin e tyre, duke parë që bardhezinjtë po kërkojnë përforcime pas lamtumirës së Dybalas dhe vështirësive që po hasin për blerjen e kartonit të Alvaro Moratas.
Gjithsesi, mbetet një marrëveshje e vështirë për t’u arritur, sepse Suarez kërkon 5 milionë euro në sezon. Bardhezinjtë më parë do të studiojnë tregun për të gjetur një golashënues të spikatur por edhe me pagë të arsyeshme. Tashmë janë alternative Di Maria e Kostic si profile ofensive, për të cilët bisedimet tashmë kanë nisur dhe bisedimet me Atleticon për kartonin e Moratas nuk janë mbyllur.
Në fakt, për 35-vjeçarin ëndërrojnë edhe ekipe të tjera: Lazio dhe Fiorentina në Itali, pa harruar Aston Villan në Angli dhe River Plate në Argjentinë, që do t’I siguronte një vend si titullar në prag të Botërorit./ SuperSport
Top Channel