Top Story është zhvendosur sot në ambientet e reja të autoritetit për informimin dhe dokumenteve të ish-sigurimit të shtetit. Kjo është hera e parë që një televizion futet dhe dokumenton dosjet e sigurimit të shtetit, aty ku ndodhen raportime të mijëra personave.

E kush më mirë sesa Simon Miraka, një i lindur si i burgosur politik mund të rrëfejë nga “burgu i dosjeve”. Miraka tregon për Top Story me Sokol Ballën për tragjedinë e viteve ’45, ku Shkodra ishte kthyer në një qytet burgu, teksa thekson rëndësinë e njohjes së asaj ane të errët të historisë.

Në ’45, Shkodra ishte kthyer në një qytet burg, bëhej fjalë për 13 burgje. Në një nga ato shpia që ishin kthyer në burg, kam lindur unë. Unë kam dëshirë që njeriu të prezantohet për atë ç’ka jep sot. Ajo periudhë sigurisht që ka qenë jashtëzakonisht e vështirë, për ju e paimagjinueshme, ka qenë një padrejtësi. Por unë mendoj që është e nevojshme edhe me u njoft me të, në mënyrë që kjo tragjedi mos përsëritet. Nuk është puna me rraf gjoksin, jo, qëlloi ashtu për fat të keq. Nuk duhet harruar, nëse flasim nuk flasim me rrah gjoksin, por flasim që ajo tragjedi mos përsëritet. Një popull shkon drejt asgjesimit nëse i fshin kujtesën”, u shpreh Miraka për Top Story.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA