Harta e re gjyqësore, Berisha: Kanë synim maskimin e falimentimit të sistemit gjyqësor, futuni në grevë

14/06/2022 11:19

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me hartën e re gjyqësore në vend për të cilën tha se po ndodh për dy arsye kryesore.

Sipas tij Rama ka qëllim që të vendosë nën kontroll të plotë vendimet e gjykatave dhe të maskojë falimentimin e sistemit.

Reagimi i kreut te PD, z. Sali Berisha per Harten Gjyqesore.

Berisha: Sot greva 4 ditore e avokateve te vendit kunder Hartes se Gjykatave.

Te dashur miq, sot te gjithe avokatet e vendit nisen greven kater ditore kunder hartes se re antikushtetuese, antiligjore, te sistemit te gjykatave qe dhunon rende parimet e procesit te rregullt gjyqesor per qytetaret shqiptar.

Kjo harte ne menyre arbitare mbyll 9 gjykata fakti, 4 gjykata apeli administrative dhe 5 gjykata apeli. Ajo me shpenzimet shtese qe u krijon qytetareve, udhetime, hotele etj, e bene te paperballueshem procesin gjyqesor per shtresat ne nevoje.

Me harten antikushtetuese Rama ka dy qellime kryesore:

• Te vendose nen kontroll te plote vendimet e gjykatave dhe te maskoje falimentimin e sistemit gjyqesor nga pseudoreforma e ketij sistemi.

• Duke i dhene mbeshtetje te plote greves te avokateve te vendit ne mbrojtje te te drejtave themelore te qytetareve shqiptare, u bej thirrje te gjithe profesioneve te tjera te lidhura me proceset gjyqesore, te hidhen ne greve dhe te kerkojne anullimin e menjehershem te saj. sb

vijon…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA