
23/02 22:38
Te skuadra e Dinamos ka filluar “eksodi” i lojtarëve, ndërsa sezonin e ardhshëm kryeqytetasit do të luajnë në Kategorinë e Parë.
Nga “Nëndetësja Blu” kanë lajmëruar largimin tre titullarë, mbrojtësi Goran Siljanovski, kapiteni Agim Ibraimi dhe mbrojtësi Aleksandar Sofranac.
Gjatë sezonit që u mbyll Siljanovski luajti në 33 ndeshje të Abissnet Superiore dhe në to dha një asist. 31-vjeçari u transferua te Dinamo nga Rabotnicki, megjithatë tashmë ka vendosur të mos rinovojë më me kryeqytetasit.
Ndërsa Ibraimi gjatë sezonit që u mbyll, luajti në 36 ndeshje në kampionat dhe në to sulmuesi shënoi 8 gola dhe dha 5 asiste.
Sofranac nga ana tjetër numëron 24 paraqitje në Superiore, duke shënuar vetëm një gol.
Top Channel