Tenderat, nga te huajt? Reflektimi i qeverise, skema aktuale nuk funksionon

13/06/2022 20:14

Kryeministri Rama tha se gjatë viteve të fundit janë bërë hapa para në luftën kundër korrupsionit. Kryeminstri shtoi se dixhitalizimi i shërbimeve ka ulur ndjeshëm korrupsionin dhe sistemi i drejtësisë ka çuara pas hekurave  zyrtarë të lartë.

Por Rama pranon se sistemi i tenderave publikë nuk po funksionin dhe për këtë arsye po mendon të sjellë ekspertë të huaj. Rama tha se së shpejti do clirojë administratën dhe ministritë nga tenderimi, një nga më proceset më delikate nga ku shpërndahen cdo vit dhjetëra miliona euro.

“Po përgatisim një fazë tjetër për të çliruar administratën nga pesha e madhe e këtij procesi, të kontraktimit përmes fondeve në tendera, për të përfshirë ekspertizë të jashtme dhe pse jo kompani ndërkombëtare, që administrata të bëj administratën, ministrinë ministri, tenderimin ta bëjnë struktura me një pavarësi dhe profesionalizëm, se problem nuk është vetëm korrupsioni, apo përzierja me qëllimin e devijimit të ligjit për përfitim, por është edhe paaftësia për të ndërtuar procese profesionale”.- tha Rama

Një mesazh dha edhe ambasadorja e shba në tiranë Yuri Kim e cila tha se ka ardhur koha që korrupsioni të luftohet në mënyrë të përhershme, dhe ligji të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, nëse dikush thyen ligjin do paguaja, kjo jo se jemi hakmarrës por se çdo qytetar në këtë vend duhet të ketë një mundësi të barabartë, tha kim

 

Top Channel