Shtohen frikat në Sievierodonetsk pas rrethimit e hedhjes në erë të urës së impjantit kimik nga ushtria ruse (fotot)

13/06/2022 16:57

Artileria ruse vijonte të godiste sot zonën industriale të ‘superfosfatit’ në qytetin lindor ukrainas të Sievierodonetsk ku rreth 500 ushtarë e civilë ukrainas janë strehuar, njoftoi guvernatori, teksa ura për të dalë nga qyteti është hedhur në erë.

“Rusët vijojnë të bastisin qytetin teksa kanë avantazh të theksuar në forcë artilerie, duke shtyrë prapa luftëtarët ukrainas”, tha guvernatori i Luhansk, Serhiy Haidai, për mediat vendase. “Rusët po avancojnë dhe tani kontrollojnë 70% përqind të qytetit”, shtoi ai.

Gjithashtu shkatërrimi i urës mbi lumin Siverskyi Donets ka lënë civilët të paaftë për t’u larguar drejt perëndimit në qytetin fqinjë Lysychansk, i cili është duke u sulmuar por ende nën kontroll të ukrainasve, shkruan britanikja The Guardian.

“Nëse pas goditjeve ura do të shembet, atëherë do të jemi tërësisht të izoluar, nuk do të ketë rrugë daljeje me automjet nga Sievierodonetsk,” tha Haidai.

Skenari duket se eshtë mjaft i ngjashëm me rrethimin e impjantit Azovstal para rënies së qytetit jugor port Mariupol, ku qindra ushtarë qëndruan për disa javë të bllokuar në tunelet  e metalugjikut. Rusia asokohe thoshte se aty kishte laboratore biologjike te financiar nga SHBA.

Edhe në imjantin e fertilizuesve Azot në Sievierodonetsk janë të fshehur të paktën 500 luftëtarë e civilë, sipas kryebashkiakut.

Haidai tha se pala ukrainase po negocjonte evakuimin e civilëve nga Azot. “Po përpiqemi të negocjojmë me ndihmën e zv. kryeministres (ukrainase) Irina Vereshchuk, për organizimin e një korridori. Tunelet e strehimet e Azot nuk janë aq të forta sa ato të Azovstal në Mariupol kështu që duhet të nxjerrim njerëzit .”

Qyteti i Sievierodonetsk është bërë fokusi i ushtrisë së Moskës për avancim në lindje të Ukrainës, teksa Rusia kërkon të izolojë rajonin juglindor  që përfshin Luhansk e Donetsk, i njohur me emrin kolektiv Donbas.

Trupat ukrainase po luftojnë rrugë më rrugë ndërsa forcat ruse kanë pësuar humbje të rënda, tha Roman Vlasenko, kreu i administratës lokale të Sievierodonetsk. “Djemtë tanë po rezistojnë por kushtet janë të vështira”, shtoi ai.

FOTO GALERI
1/3
Skenari duket se eshtë mjaft i ngjashëm me rrethimin e impjantit Azovstal para rënies së qytetit jugor port Mariupol, ku qindra ushtarë qëndruan për disa javë të bllokuar në tunelet e metalugjikut

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA