Princi britanik Harry është rrëzuar nga kali i tij gjatë një ndeshjeje polo dje në Kaliforni, disa ditë pas kthimit nga Britania ku mori pjesë në përvjetorin e fronit të gjyshes së tij.
Fotografët arritën të merrnin pamjet e Dukës 37 vjeçar që ra përtokë në fushën e klubit Santa Barbara Polo & Racquet teksa lojtarë të tjerë të polos nxituan ta ndihmonin.
Por anëtari rebel i familjes mbretërore u ngrit shpejt dhe ruajti pozicionin e tij, teksa mori një kalë tjetër për të përfunduar ndeshjen, shkruan britanikja Metro .
Gruaja e tij Meghan Markle nuk ishte aty për të parë rënien e pafat që duket se solli dhe humbjen e skuadrës së tij Los Padres, gjatë së cilës ai raportohet se kishte ndërruar tre kuaj, sipas të përditshmes, Independent .
Rrëzimi i dukës vjen pak pas vizitës së tij të parë zyrtarë në Britani që prej heqjes dorë nga detyrat mbretërore në 2020.
Harry dukej më pas i demoralizuar teksa shihej që kthehej në shtëpinë e re të çiftit në zonën ekskluzive të Santa Barbara në Kaliforni.
Gjatë vizitës së tij të shkurtër në Britani, Harri qëndroi kryesisht në distancë nga mbretërorët e vjetër dhe bëri paraqitjen zyrtare vetëm në katedralen e Saint Paul.
Dy femijet e ciftit Archie e Lilibet nuk bene fare paraqitje publike.
Top Channel