Pelegrinazhi në kishën e Laçit/ Mijëra besimtarë vizitojnë vendin e shenjtë

13/06/2022 09:44

Njerëz të të gjithave besimeve, trevave, moshave janë mbledhur në kishën e Shna Ndout në Laç pas 13 të martave të shenjta për të kaluar natën mes datës 12 dhe 13 qershor date e cila shënon dhe kulmin e kësaj feste. 

E teksa i drejtohesh hyrjes së kishës, në sy na bie Klaudio vetëm 7 vjeç, i cili bashkë me familjen e tij i ishte drejtuar për herë të parë këtij vendi të shenjtë me vetëm një lutje: që të ketë mundësinë të ecë.

Ndezja e një qiriri për besimtaret është një ritual lutje dhe reflektimi për një të nesërme më të mirë.

Top Channel