Opozita ngriti alarmin në Kuvend për hartën e re gjyqësore. Tetë anëtarë demokrat të Komisonit të Ligjeve kërkojnë sqarime nga organet e drejtësisë duke nisur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, që i dha dritën jeshile shkrirjes së 18 gjykatave, e duke vijuar me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Ministrinë e Drejtesisë, si edhe Dhomën Kombëtare te Avokatisë, e cila ka bërë thirrje për bojkot të proceseve gjyqësore.
Si arsye e kërkesës për seancë dëgjimore me institucionet e drejtësisë deputetet e opozitës dhanë mesazhet e marra nga qytetarët për impaktin që ka ky vendim në aksesin e tyre në drejtësi.
“Veçanërisht shqetësuese mbetet situata për banorët që do t’iu duhen të udhëtojnë për kilometra apo orë të tëra për të mbërritur pranë gjykatës kompetente për gjykimin e çështjeve të tyre”, thanë deputetet e Opozitës.
Nga selia blu Sali Berisha kërkoi anulimin e hartës së re gjyqësore.
“PD dënon këtë projekt dhe kërkon anulimin e menjëhershëm”, tha Sali Berisha.
Top Channel