Kosovë, liberalizimi i vizave-shpërthejnë kërkesat për azil! Franca, destinacioni kryesor!
14/11 10:48
Çmimet e karburanteve në Kosovë kanë shënuar rekord këtë të hënë, kur një litër naftë dhe benzinë ka arritur rreth 1.90 euro.
Aktualisht çmimet e derivateve janë shtrenjtuar për gati 0.15 centë në litër brenda një jave. Sot një litër naftë është duke u shitur nga 1.86-1.90 euro në tregun e Kosovës, raporton KosovaPress.
Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni ka arritur 12.5 përqind në muajin maj 2022 krahasuar me majin e vitit 2021.
Sipas indeksit të çmimeve, karburantet janë shtrenjtuar 45,3 përqind në muajin maj të këtij vitit krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Nga ana tjetër, edhe vaji për gatim është shtrenjtuar me 54.3 përqind.
Top Channel