Dhoma e Avokatisë në Korçë ka konfirmuar bojkotin ndaj gjyqësorit për shkak të kundërshtisë ndaj hartës së re e cila në këtë qark nga 4 gjykata le funksionale vetëm një prej tyre.
Me hartën e re ne Korçë mbyllet gjykata e shkallës së parë në Pogradec, si dhe gjykata administrative dhe ajo e apelit të Korçës çka rrit kostot e qytetarëve por edhe ul ndjeshëm qasjen e tyre në sistemin e drejtësisë. Sipas kreut te dhomës së avokatisë në Korçë Arben Lena, mbyllja e gjykatave rikthen sistemin e dështuar të vitit ‘98 por edhe rrit shanset qe sidomos grupet e margjinalizuara të shkojnë drejt vetëgjyqësisë.
Kreu i Dhomës se Avokatisë në Fier, Ermal Hamataj thotë se bojkoti është përpjekja e fundit për t’i “ndryshuar mendjen” Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re. Ai paralajmëroi përshkallëzim të protestës në bojkot një mujor.
“130 avokatë të Vlorës nisin bojkotin të martën pasi në këtë qark mbyllet gjykata e Apelit dhe Gjykata Administrative”
Vendimi i KLGj për hartën e re gjyqësore do mbyllë gjykatën e Kurbinit. Dhoma e Avokatisë në Lezhë protestoi këtë të hënë pasi sipas tyre gjykate Lezhës nuk ka kapacitet për të përballuar të gjitha çështjet gjyqësore.
Harta e re gjyqësore e miratuar pak dite me pare nga KLGJ, sjell mbylljen e gjykatës së Kurbinit, për t’u transferuar në një të vetme në shkallen e rrethit gjyqësor Lezhë.
Top Channel