“Kosova në Open Balkan”/ Nënkryetari i kuvendit dhe i PDK: Qeveria të heqë dorë nga izolimi

13/06/2022 19:51

Kosova do të duhet t’u bashkohet shteteve të rajonit në kuadër të Ballkanit të Hapur.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistës për Top Channel thotë se bashkëngjitja e Kosovës në Ballkanin e Hapur është e nevojshme.

Hoxhaj shton se në aspektin ekonomik, tregtia me Serbinë nuk duhet ta frikësoj askënd. Megjithatë ai hedh poshtë argumentet e Qeverisë së Kosovës që thotë se mospjesëmarrja lidhet me trajtimin e pabarabartë të Kosovës në këtë nismë.

Refuzimi për tu bërë pjesë e Ballkanit të Hapur ka pasoja në shumë aspekte argumentoi tutje ish-ministri i Punëve të Jashtme, Hoxhaj, meqë sipas tij, pjesëmarrja në këtë nismë rajonale është vendosur me Marrëveshjen e Uashingtonit.

Hoxhaj u ka kërkuar edhe partive të tjera opozitare që të shohin më larg sa i përket Ballkanit të Hapur, në mënyrë që të bindin Qeverinë të heqë dorë nga izolimi i vendit.

Sipas nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, ky është momenti i fundit që Qeveria e Kosovës të reflektojë e të shfaqë që është bashkëpunuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA