Fuqitë mbinatyrore të Superman-it e bëjnë atë padyshim nga më të shquarit në panteonin e personazheve të librave komikë.
Por një imitues i superheroit nga Brazili nuk arriti të realizonte ‘magjinë e tij’ teksa pretendonte se do të ndalonte një autobus duke levizur në rrugë.
Komediani Luiz Ribeiro de Andrade vuri në provë “fuqitë” e tij të dielën në një video të postuar në rrjet nga qyteza Barra dos Coqueros.
Për fat të keq për Ribeiro, shoferi i autobusit nuk kishte marrë njoftimin dhe numri nuk shkoi sipas planit por autobusi e përplasi atë nga prapa.
Prezantuesi 35-vjeçar nuk u lëndua nga përplasja teksa shihej që largohej i mërzitur nga autobusi duke thënë me shaka: “Tani e di që jam vërtet prej çeliku.”
Ndërsa më pas shtonte: “Do të bëj një ankesë për frenat e këtij aubusi. Ato nuk funksionojnë”.
Një ditë më pas Ribeiro tha për rrjetin vendas F5 News se incidenti erdhi si pasojë e mosllogaritjes së distancës me mjetin.
“Marr përgjegëjsi për gjithçka. Shkova te kompania e autobusëve për të kërkuar që shoferi të mos penalizohej, ai nuk kishte probleme me frenat. Ai bëri çfarë ishte e mundur por unë veprpva gabim”.
“Ishte një nga hilet e mia që bëj gjithmonë, por për pak përfundoi në një aksident. Nuk kishte asgjë serioze sepse aty ishte dora e Zotit”, tha ai.
Top Channel