Emergjencat civile/ Rama pret komisionerin e BE: Shqipëria pjesë e mekanizimit të emergjencave të unionit

13/06/2022 19:52

Katër ditë përpjekje javën e shkuar për të shuar zjarrin në ishullin e Sazanit nxori në pah keq pajisjen e 120 forcave të emergjencës civili, atyre të ushtrisë dhe të zjarrfikëseve të Vlorës.

Sikurse edhe një vit më parë kur  Llogoraja u pushtua nga flakët, shuarje e zjarreve erdhi përmes helikopterëve dhe avionëve ujë-hedhës ardhur nga disa vente të BE-s. Ky avion i ardhur nga Greqia mundësoi shuarjen e zjarrit në Sazan.

Një javë më pas kryeministri Edi Rama i  dorëzoi  kërkesën për të qenë pjesë e mekanizmit të BE për Mbrojtjen Civile komisionerit të BE-së për menaxhimin e krizave,  Janez Lenarčič, i cili ndodhet në Tiranë.

 “Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë BE të mbështetjes civile, është një hap shumë domethënës, por edhe një lehtësim i madh për ne, po të kemi parasysh nevojat që kemi. Nuk bëhet fjalë vetëm për të marrë, por edhe për të dhënë”.

Në një kohë kur ngjarja e Sazanit nxori edhe njëherë në pah keq pajisjen e Shqipërisë me mjete zjarr shuarje, si mundet vendi ynë të kontribuojë në mbrojtjen civile të BE-s?

“Kur flasim për një zjarr që dhe dikush vjen dhe na jep ndihmë, kjo nuk është për të qarë hallin sepse ketë e bëjnë të gjithë edhe vendet më të fuqishme. Greqia përballet me zjarre shumë më intensive se sa ne, dhe të gjitha vendet dhe e përballojnë me anë të këtij mekanizmi. Kjo nuk është se duam ne apo se tani u kujtuam por për shkak të reformave që ne kemi bërë. Shqipëria i ka parametrat që të bëhet pjesë e këtij mekanizmi”.

Komisioneri  BE-së për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič tha se parashikohet  një verë me shumë zjarre dhe se do të shikohet gatishmëria e vendeve të BE për të ndihmuar,  pasi avionët nuk ndodhen në Bruksel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA