26/12 20:57
Adrian Bajrami është shprehur shumë i lumtur për debutimin me Kombëtaren, ndonëse nuk morën dot fitore.
Duke folur për emisionin “Kuqezi”, mbrojtësi theksoi se a bëri detyrën që i ishte caktuar, ndërsa shtoi që shpreson që të luajë ndeshje të tjera me Kombëtaren në të ardhmen.
Debutimi: “Jam shumë i lumtur me debutimin, besoj se bëra një lojë të mirë, në fillim isha pak me emocione, ndërsa në pjesën e dytë kisha më shumë besim.”
Kombëtarja: “Shpresoj, unë kam personalitet ashtu ushtroj dhe ashtu luaj. Shpresoj të jem pjesë e Kombëtares edhe në të ardhmen.”
Si u ndjetë me mbrojtjen me tre? “Ajo ishte detyra jonë, në pjesën e parë kishim pak vështirësi, pastaj në pjesën e dytë e kishim më të lehtë.”
Top Channel