Gazetarja Anila Hoxha raportoi këtë të hënë se në vendin tonë kanë hyrë karta britanike SIM me qëllim për t’i shitur.
Në aeroportin e Rinasit janë kapur 3991 karta SIM nga Britania e Madhe, raportoi Hoxha në “Top Story”.
Kreyekomisari i krimeve kompjuterike, Hergis Jica, i pranishëm në studio konfirmoi se kjo çështje është në Prokurori. “Është një çështje në hetim nga ana jonë, materialet janë në prokurori”, tha JIca pa dhënë më shumë detaje.
Hoxha shpjegon se një nga mënyrat se pse këto karta mund të shiten në tregun e zi, përveç mashtrimit kompjuterik, është të komunikojnë me numër telefoni të huaj që të mos përgjohen. Më herët, është përdorur për këtë arsye nga persona të botës së krimit.
Në Shqipëri, sepse kjo është mënyrë e mirë për të mos u gjurmuar, thotë gazetarja, që shton se pritet që policia ta referojë çështjen për mashtrim kompjuterik në Prokurori. Çështja tani është në dorë të policisë shkencore në Tiranë.
Top Channel