BBC: Si u zhdukën nga bilancet e Abramoviçit jahtet, vilat dhe avionët privatë me vlerë 672 milionë dollarë, dyshime për falsifikim dokumentesh dhe evazion fiskal
Një kamionçinës që përpiqej t’i shmangej ndjekjes së policisë në verilindje të Greqisë u përplas me një rrethojë, duke vrarë një emigrant dhe duke plagosur 17 të tjerë, përfshirë shoferin, tha policia greke të dielën.
Shoferi gjeorgjian i kamionçinës ishte nisur drejt perëndimit kur u përplas me një postbllok policie në autostradën kryesore Egnatia. Në vend që të ndalonte, ai kaloi me shpejtësi. Pas përplasjes, i plagosur lehtë, ai tentoi të arratisej në këmbë por u kap.
16 migrantët e tjerë, asnjë prej të cilëve nuk u plagos rëndë, u dërguan në spitalet aty pranë. Ata thanë se ishin sirianë, thotë policia. Identiteti i viktimës nuk u bë i ditur.
Në të njëjtën kohë, policia greke ndaloi edhe një automjet me katër migrantë dhe një tjetër me tre persona që nuk ishin migrantë që me sa duket shoqëronin dy automjetet e tjera. Të tre, si dhe drejtuesi i mjetit tjetër janë arrestuar, tha policia greke./ REL
Top Channel