Salah, i obsesionuar pas fitnesit: E kam shndërruar shtëpinë spital

12/06/2022 19:05

Sulmuesi egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka dhënë një intervistë të gjatë për “France Football” ku flet për përditshmërinë e tij si sportist dhe dietën e rreptë ultra të shëndetshme.

“Është e vërtetë, më pëlqen të them se shtëpia ime duket si spital… Veç kësaj, bashkëshortja ime nuk e pëlqen këtë. Dy dhoma në shtëpinë tonë janë të dedikuara për pajisje të ndryshme fitnesi dhe bodybuilding. Në shtëpi mund të bëj edhe krioterapi, ka një dhomë hiperbarike”, shpjegon Salah.

Veç kësaj, ai komenton se është vazhdimisht në kërkim të makinerive të reja për të përmirësuar gjendjen e tij fizike:

“Unë eksperimentoj me makineritë. I përdor ato të paktën tri ose katër herë në javë. E dëgjoj trupin tim.

Verën e kaluar, thotë Salah, kërkoi formula që të mund të përmirësohej fizikisht “për t’i bërë mbrojtjet kundërshtare që të mos marrin frymë për 90 minuta.”

Salah nuk ka harruar të urojë Courtois për pritjet në finalen e Champions League:

“Ne e meritonim ta fitonim, kishim më shumë shanse. I kisha dy ose tri goxha të pastër, por Courtois bëri pritje fantastike. Është puna e tij, prandaj Madridi e mori atë. Ishte nata e tij”.

Për sa i përket Topit të Artë, sulmuesi i kuq dëshiron të jetë futbollisti i radhës afrikan (pas George Weah), i cili fituar çmimin më të rëndësishëm individual./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA