Probleme me nxehtësinë në motor, Leclerc: Dhemb shumë, nuk mund të gabojmë sërish!

12/06/2022 18:05

Charles Leclerc ishte në kryesimin e Çmimit të Madh të Baku, mirëpo një e papritur në motor teksa ishte regjistruar xhiro e 20-të, ktheu përbys planet e pilotit monegask dhe skuderisë Ferrari.

Tymi që pushtoi pjesën e pasme të kokëkuqjes ia bëri të pamundur vazhdimin e garës Leclerc, i cili u detyrua të tërhiqej dhe të dilte pa pikë duke humbur terren në garën për titullin kampion me Max Verstappen teksa holandezi përfitoi në maksimum dhe ia doli të fitonte garën. Pas garës, Leclerc u shfaq i zhgënjyer ndërsa shtoi gabime të tilla nuk mund të përsëriten.

“Jam shumë i irrituar, nuk u nisëm mirë po gjatë garës lëvizëm mirë sa i takon momentit për t’u futur në bokse. Më pas morëm edhe kryesimin e garës dhe po menaxhoja mirë gomat. Mendoj se mund t’i shkoja garës deri në fund me ato goma, por sërish dolëm pa pikë dhe sigurisht që diçka e tillë dhemb shumë. Duhet të marrim masa me patjetër pasi diçka e tillë nuk mund të përsëritet sërish”, u shpreh Leclerc./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA