Prag Estonia/ Reja i dërgon ftesë talentit të mbrojtjes, bashkohet me kuqezinjtë

12/06/2022 16:31

Një tjetër lojtar i është bashkuar kombëtares shqiptarë ditën e sotme. Ai është Adrian Bajrami, mbrojtësi që mban shiritin e kapitenit te Benfica U23.

Shqipëria luan përballë Estonisë të hënën në “Air Albania”, duel që nis prej orës 18:00 dhe që do të transmetohet në Supersport 2.

Trajneri italian ka bërë disa ndryshime në listën e tij, teksa Etrit Berisha, Nedim Bajrami, Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Berat Gjimshiti, Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla dhe Kastriot Dermaku do të largohen nga grumbullimi dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidën me Estoninë.

Me ekipin janë bashkuar edhe pesë lojtarët e rinj të ftuar së fundmi: Arbnor Muçolli, Jon Mersinaj, Enis Çokaj, Simon Simoni dhe Kevin Haveri. Anësori i majtë është pjesë e Riminit, teksa për 20-vjeçarin ka interesim konkret nga klubi i Torinos.

Sipas SuperSport, Reja i ka dërguar një ftesë edhe Bajramit, i cili shpreson të marrë minuta dhe të debutojë me kombëtaren shqiptare.

Lista e lojtarëve që do të jenë prezent për ndeshjen ndaj Estonisë:

Elhan Kastrati
Gentian Selmani
Simon Simoni
Frederic Veseli
Elseid Hysaj
Adrian Bajrami
Enea Mihaj
Erjon Hoxhallari
Kevin Haveri
Amir Abrashi
Ylber Ramadani
Taulant Seferi
Myrto Uzuni
Giacomo Vrioni
Armando Broja
Enis Çokaj
Jon Mersinaj
Arbnor Muçolli
Endri Çekiçi
Ermir Lenjani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA