Porti i parë me terminal nëntokësor në botë, Turqia dyndet nga vizitorët në Galataport!

12/06/2022 17:55

Një port më i avancuar në Stamboll me një terminal nëntokësor, e me një restorant kuzhinierësh të famshëm dhe një qendër tregtare, është atraksioni më i ri në Turqi, që mirëpriti një tjetër anije me 5000 pasagjerë, duke sjellë më shumë para në industrinë e turizmit.

Figen Ayan, shefja e portit në Galataport, tha se “anijet filluan të mbërrinin njëra pas tjetrës” pasi vendi u hap në tetor.

“Porti Galata i Stambollit është më shumë se një port lundrimi. Përpara portit të Galatas, ky ishte vetëm një vend në të cilin mund të ankoroheshin vetëm mjete lundruese pasagjerësh. Tashmë ne kemi ndërtuar diçka që renditet si të parët në botë dhe ndërtuam edhe një terminal nëntokësor”, tha Ayan.

I goditur fort nga Covid, sektori i turizmit të Turqisë mund të marrë pak frymë nga të ardhurat e gjeneruara në Galataport, i cili u hap në 2021, një vit më vonë se sa ishte planifikuar për shkak të pandemisë.

Porti mund të japë një nxitje për një ekonomi që është rënduar nga inflacioni, por projekti  ka tërhequr kritika mbi shkatërrimin e monumenteve historike dhe ndikimin e mundshëm mjedisor.

Një vijë bregdetare prej 1.2 kilometrash që ishte e mbyllur për përdorim publik për 200 vjet, u hap për shkak të projektit. Rreth 30 anije turistike janë ankoruar deri më tani në Galataport dhe 200 të tjera priten deri në fund të vitit, që arrin në 450,000 pasagjerë./ TopAlbaniaRadio

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA