Harta e re gjyqësore/ Dhoma e Avokatisë kërkon bojkotim të gjyqeve, kreu i Dhomës së Avokatëve Penalistë e kundërshton

12/06/2022 16:14

Kreu i Dhomës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj ka dalë kundër Dhomës së Avokatisë e cila ka kërkuar bojkotim të gjyqeve si protestë kundër hartës së re gjyqësore.

Njoftimi:
Te nderuar anetare te Shoqates se Avokateve Penaliste te Shqiperise, te nderhar kolege:
Jemi vene ne dijeni nga DHASH, se ne datat 14.06.2022- 17.06.2022, avokatet do te jene ne greve,per shkak te ndryshimeve qe i perkasin Hartes Gjyqesore! Pasi si Kryetar, se bashku me anetaret kemi shqyrtuar ndryshimet qe passjell harta e re gjyqesore, ju njoftojme se SHAPSH ka vendosur ” Te mos behet pjese e greves te organizuar nga DHASH” per arsyet si me poshte vijojne:
1. Nuk eshte i qarte objektivi i kesaj greve ( shkaku lidhur me kundershtimet e hartes gjyqesore, me te cilat jemi njohur publikisht, mediatikisht prej disa muajsh)
2. Afati i greves eshte shume i shkurter dhe demi qe mund te shkaktoje, ne raport me qellimin e saj,eshte irelevant.
3. SHAPSH, ndjek ne perditshmeri problematikat lidhur me sistemin gjyqesor, pasojat e vetting-ut dhe konkludon se , interesi i qytetareve prevalon mbi interesat e avokateve dhe ne keto kushte nuk kundetshton Harten e Re Gjyqesore ( pasi e çmojme si zgjidhje per vazhdimesine e gjykimeve).
4. SHAPSH çmon dhe udhezon DHASH te shtroje problematikat me avokatet kryesisht, te cilet caktohen sipas deshires dhe vullnetit te prokuroteve dhe gjykates.
5. SHAPSH-ja, ne koordinim me praktikat e huaja, çmon se te avokatet sot duhet te kalojne kompetenca qe i ka ” Noteri” ( si lidhja e kontratave, çelja e trashegimise dhe aktet e perfaqesimit).
Ne perfundim, SHAPSH, njofton se eshte kunder çdo greve e cila ka qellim formal dhe nuk shoqerohet me argumente bindese lidhur me Harten e re Gjyqesore!

 

Dhoma e Avokatisë këtë të diel ka kundërshtuar hartën e re gjyqësore që ka më pak gjykata Apeli në rrethe dhe në shenjë proteste kërkon bojkotim të gjyqeve nga e marta në të premte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA