Lirimi nga burgu Enkeleda Hoxhës iu refuzua një ditë më parë. Por në më pak se 24 orë, ish-gjyqtarja ia doli të marrë lajmin e mirë se do të dalë nga qelia.
Gjykata e Posaçme urdhëroi këtë të diel shuarjen e masës dhe lirimin e Hoxhës, pasi u plotësuan orët për të përmbushur afatin e burgut, raporton gazetarja Anila Hoxha.
Ish-gjyqtarja e Krujës, e dënuar me dy vite burg për korrupsion, edhe dje iu drejtua me kërkesë Gjykatës së Posaçme për shuarjen e masës dhe lirimin e saj nga qelia, me pretendimin se duke llogaritur edhe paraburgimin ka përfunduar dënimin
Më 11 shkurt të këtij viti, ish-gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha u arrestua bashkë me punonjës të tjerë, mes tyre avokati Aldo Tabakun, sekretarja Manuela Mallkuçin, Gazmir Nezajn, Isuf Tanuzin, Bledar Petanin, Sajmir Petanin dhe Altin Skëndaj, Trëndafile Frangu dhe Migena Skënderi, pasi kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.
Top Channel