Çfarë u gjet në trupin e dekompozuar një ditë më parë në Ersekë, vijojnë hetimet për identifikimin e viktimës
12/06/2022 21:03
Një palë çelësa shtëpie dhe një telefon celular “Nokia” u gjet pranë trupit të dekompozuar, ditën e djeshme në Kreshovë të Ersekës.
Punonjës të drejtorisë vendore të Policisë së Korçës kanë zbuluar se këto çelësa i përkasin personit të zhdukur prej 1 nëntorit të 2021, Sherif Mukaj, i datëlindjes 30.04.1993.
Me hetimin e ngjarjes deri në identifikimin e viktimës, punimet po kryen nga ana e sektorit të krimeve në Drejtorinë e Policisë së Korçës.
Top Channel