Në Gjirokastër u mbajt kampionati i 5-të kombëtar i bodybuilding natyral. 25 pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria, garuan në kategori të ndryshme, duke nisur nga grupmoshat nën 18 deri tek ato mbi 40 vjeç.
Sporti që kërkon trajnim sistematik për të formuar natyralisht linja fizike ka një numër të madh ndjekësish edhe në Shqipëri megjithatë sportistët kërkojnë mbështetje jo vetëm për eventet e tyre por edhe për njohjen më të gjerë të këtij sporti.
Çmimi i parë shkoi për 24-vjeçarin Seldjan Çani nga Gjirokastra.
Në kampionat në kategorinë e femrave morri pjesë vetëm një vajzë e cila konkurroi në garën e bikini fitnnes. Xhenis Rama u nderua me një çmim special.
Për kampionin botëror të bodybuilding Marin Meksi organizime të tilla i shërbejnë njohjes dhe masivizimit të sportit.
Gjatë eventit u tërhoq vëmendjen për problemin e dopingut dhe përdorimit në masë të steroideve çka është duke dëmtuar sportin, përpjekjet dhe mundin e qindra atletëve.
Top Channel