Vënia në zbatim nga qeveria të hartës së re gjyqësore sjell një bojkot tre ditor të gjyqeve nga avokat shqiptarë.

Komiteti Drejtues i Dhomës Avokatisë të Shqipërisë i kërkon antarëve të tij, të bojkotoj të gjitha proceset gjyqësore, me përjashtim të masave të sigurimit, të planifikuara për gjykim, në të gjitha nivelet e gjykatave përfshire edhe proceset e planifikuara në Gjykatën e Lartë nga data 14 deri ne datën 17 qershor.

Sipas Dhomës të Avokatisë, harta  re gjyqësore është në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit,  të mbrojtura posaçërisht nga Kushtetuta.

Ky vendim theksohet në reagimin e Dhomës së Avokatëve cënon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes ne çështjet penale, civile dhe administrative.

Kundër vendimit për bojkot ka dalë avokati Saimir Visha i cili thotë se afati kësaj greve është shumë i shkurtër dhe dëmi që mund të shkaktojë në raport me qëllimin e saj është relevant.

Avokatët thonë se nuk mund të ofrojnë shërbimin e tyre për qytetarët pasi mungon infrastruktura dhe pamundësia e lëvizjes së qytetarëve.

Vendimi për hartimin e vënien në veprim të hartës së re gjyqësore ka marrë kundërshtime edhe nga biznesi dhe noterët duke e quajtur si një hap shumë radikal.

Top Channel të shtunën tregoi vështirësitë që do të sjellë nisja e zbatimit të hartës së re gjyqësore.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA