Albanian ICT Awards/ Ndahen çmimet për idetë më të mira në fushën e teknologjisë së informacionit

12/06/2022 12:50

Eventi më i rëndësishëm kushtuar teknologjisë mbërrin në edicionin e dhjetë. Albanian ICT Aawrds është mundësia ku idetë inovative të pjesëmarrësve nga trojet shqiptare kalojnë dhe kufijtë jashtë Europës.

“Të gjithë ne që jemi marrë me këtë mekanizëm promovues të inovacionit mendojmë dhe besojmë se ka dhënë dhe një kontribut të shquar edhe vetë ICT Awards në zhvillimin e ekosistemit shqiptar. Këto 10 vite kemi nxjerrë emra të ndryshëm të rinjsh shkencëtarësh  të cilët sot shkëlqejnë në botë”, thotë Kushtrim Shala.

Në 10 vjetorin e ICT Awards nuk do të mungojnë dhe çmimet tradicionale.

Do të ndahen 7 çmime të cilat janë të ndara me grupmosha dhe kategori”.

ICT Awards Albania është porta e ideve të dhe inovacionit.

“Mund të them se cilësia nga viti në vit rritet. mund të themi që mund të fitojë vetëm njëri prej tyre, por për të gjithë ky organizim është një mundësi e mire”, shprehet kryetari i jurisë Visar Jasiqi.

Shkencëtarët e rinj të teknologjisë që prej fillimit të ICT Aawrd janë mbështetur Fondacioni Dritan Hoxha.

Top Channel