Zyrtare/ Reali “hakmerret” ndaj PSG-në, firmos për 6 sezone me mesfushorin francez

11/06/2022 14:10

Aurelien Tchouameni ka zgjedhur të transferohet te Real Madridi, në vend të Paris Saint-Germain, që po ashtu ishte në garë për shërbimet e 22-vjeçarit.

Një “hakmarrje” kjo e madrilenëve ndaj parizienëve, pas skemës së ndodhur me Kylian Mbappen, që “Los Blancos” kishin rreth një vit që e ndiqnin dhe që në fund rinovoi me PSG-në.

Në një postim në rrjetet sociale, Reali bën me dije se francezi i është bashkuar ekipit të tyre për plot gjashtë sezone.

“Real Madrid dhe Monaco kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Aurelien Tchouameni, i cili do të jetë i lidhur me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme. Të martën e ardhshme, më 14 qershor, në orën 12:00 do të bëhet ceremonia e prezantimit të Aurelien Tchouameni si lojtar i ri i Real Madridit pas ekzaminimit mjekësor.”-shkruhet në postimin e Realit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA