27-vjeçari Aleksandër Sadikaj ishte duke u larguar nga Tirana me mjetin e tij “Volswagen” rreth orës 13.30 të kësaj të shtune.
Pak ka mbërritur tek rrethrrotullimi një sasi eksplozivi e vendosur në pjesën e përparme të mjetit u aktivizua duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm që i mori jetën 27 vjeçarit.
Policia nuk është e sigurt nëse 27-vjeçari ishte objektiv I sulmit pasi mjeti në të cilin u vendos lënda plasëse nuk ishte në emrin e tij. Megjithatë për zbardhjen e ngjarjes policia është fokusuar tek e shkuara kriminale e viktimës. *
Një grup hetimor I ngritur për zbardhjen e ngjarjes në bashkëpunim me familjarë të viktimës për të ndërtuar një hartë të lëvizjeve me makinë që 27-vjeçari ka bërë ditët e fundit për të zbuluar momentin kur në mjet pas gomës së përparme ishte vendosur eksplozivi I cili dyshohet se ka qenë I telekomanduar. Autorët dyshohet se e kanë ndjekur në distancë 27-vjeçarin dhe kur mjeti I tij ka qenë në autostradën tiranë Elbasan dhe pranë tij nuk ka pasur mjete të tjera e kanë shpërthyer.
Top Channel ka mundur të sigurojë pamje të momenteve të para pas shpërthimit ku I riu ka dajë jashtë mjetit në flakë dhe gymtyrët e poshtme I janë prerë nga shpërthimi. Kalimtarë të rastit e ndihmuan 27-vjeçarin duke e transportuar drejt spitalit të traumës aty ku mbërriti pa shenja jete.
Aleksandër Sadikaj me origjinë nga Berati e ndante jetën mes Tiranës ku jetonte së fundmi dhe Memaliajt ku kishte ndërtuar një biznes agroturizmi prej më shumë se 1 viti.
27- vjeçari, prej 2011 rezulton të të jetë arrestuar 5 herë nga policia për vjedhje plagosje, tentative vrasje dhe kundërshtim dhe mosbindje ndaj policisë.
Konfliktin më serioz e ka pasur në Sarandë në korrik të vitit 2019 kur për motive të dobëta është konfliktuar me një person duke e plagosur rëndë me thikë.
Burime nga policia thanë se I riu dyshohet I implikuar edhe në trafikun e narkotikëve dhe rezulton se këtë aktivitet e kryente dhe në Greqi ku udhëtonte shpesh.
Top Channel