Vrasja e rojes në Fier/ Pamje nga vendi i ngjarjes, policia “blindon” zonën
11/06/2022 09:08
“Top Channel” ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku u vra 67-vjeçari Petraq Gjika mëngjesin e sotëm në Fier.
Ngjarja ndodhi në afërsi të serave në fshatin Mbrostar të Fierit. ku ai punonte roje. Policia ka bërë me dije se viktima është duke u goditur disa herë me thikë në trup.
Ekspertë të drejtorisë së policisë fier po krehin të gjithë zonën. Paraprakisht dyshohet se ka qenë një person i vetëm ai qe ka kryer vrasjen dhe është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.
Sipas të dhënave nga fshati ku banonte roja e serave, Petraq Gjika, i ndjeri kishte kohë që punonte roje nate. Para disa kohësh ai kishte pasur një konflikt ku edhe është rrahur.
Top Channel