Ukraina siguroi fitoren e radhës në Nations League.
Kombëtarja e drejtuar nga Oleksandr Petrakov, mposhti 3-0 Armeninë në duelin e luajtur në Lodz të Polonisë.
Ukraina vuajti vetëm pjesën e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë nuk u përmbajt. Ruslan Malinovsky zhbllokoi takimin (61’). Fitorja me “tris” u kompletua nga Oleksandr Karavaev dhe Vitali Mykolenko.
Andriy Pyatov luajti për herë të fundit me kombëtaren ukrainase. Portieri dhe kapiteni 37-vjeçar, zhvilloi ndeshjen numër 102 me Ukrainën. Pas ndeshjes u zhvillua një ceremoni nderimi për te, me shokët e skuadrës që kishin veshur të gjithë fanella me fytyrën e Pyatov.
Ky i sotmi ishte suksesi i dytë radhazi për Ukrainën, që kryeson grupin 1 të Ligës B, tre më shumë se Irlanda dhe Skocia. Derbi ishullor përfundoi me triumfin 3-0 të Irlandës që siguroi fitoren e parë falë golave të Alan Browne, Troy Parrott dhe Michael Obafemi (eurogol)./ Super Sport
Top Channel