“Situata më e vështirë se në 1991”, Berisha: Sa më shpejt fronti opozitar, jemi në emergjencë kombëtare (Rikthen akuzat për Bashën)

11/06/2022 12:40

Ish kryeministri Berisha nisi sot takimet me kryetarët e degëve, me qëllim sipas tij formimin e fronit opozita për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës.

Ndërsa e konsideroi emergjente krijimin sa më shpejt të frontit opozita, Berisha riktheu sot akuzat ndaj ish kryedemokratit Lulzim Basha, dhe drejtimit të tij në PD.

“Para jush dhe para publikut theksoj se për momentin PD ka dy armiq, një është apatia e trashëguar e induktuar në 8 vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj. Pazarat e pandershme, flirtet e padenja me pushtetin e Edi Ramës. Unë mund t’u jap sot vetëm një shembull. Një nga mbështetësit e bashizmit, ish kreu I mallakastrës është fitues I 97 tenderave nga qeveria vendore. Ndaj edhe bilbilon enkelejdi sic I thotë Rama. Për të mos thënë problem të tjera madhore të bëra të qarta tani publikisht të Bashës e ndonjë tjetri.

Ky është një problem shumë serioz për ne. përgjegjësia jonë është të dalim sa më shpejt nga kjo gjendje që e krijuan pazaret e udhëheqjes me qeverinë, por kjo gjendje shndërron në letër gjithë aksionin e demokratëve nga shtatori deri sot, që ngritën në këmbë forcën e tyre si forcë të vërtetë opozitare, kundrejt presioneve të jashtëzakonshme. Ata presin udhëheqjen tani, një drejtim nga ne. Revolta pakënaqësia ndaj këtij regjimi, zjen dhe vlon jo vetëm në zemrat e demokratëve por dhe të një % të madhe të PS apo qytetarëve pa parti. Sot, për shkak të kësaj apatie, frika është e përhapur thellë. Eshtë për detyrimet tona, sot s’mund të ketë mësues të kënaqur kur prej 8 vitesh ai nuk sheh asnjë përmirësim real të gjendjes së tij. Sheh rënie, mospërfillje, përcmim. Po kaq e vërtetë është kjo me mjekët që poi kin për shkak të një shpërfillje të plotë nga ky regjim.

Pra, orbita e pakënaqësisë dhe revoltës është shumë e madhe, detyra jonë është t’I tërheqim ata në veprimin tonë. Të bëjmë gjithcka për të vendosur bashkëpunimin me ta, për të identifikuar cdo organizatë, cdo grup interesi, cdo individ influent dhe cdo aleat tonin që ne të krijojmë me shpejt  frontin opozitar.” u shpreh Berisha.

Berisha vlerësoi se situata aktuale është më e vështirë se ajo e vitit 1991, pasi sot tha ai, përballen me regjim monist të vendosur nga Edi Rama.

“Jemi në situatë më të vështirë se në vitin 1991, sepse në 1991 kishim një regjim komunist, ishte rrokullisje botërore, ishte monist, kishte gjithë pushtetet por nuk mbijetonte dot. Sot kemi regjim monist sin ë 1991, pa asnjë dallim, përkundrazi, edhe më monist se në 1991, Sot të gjitha pushtetet është në duart e Ramës, të një njeriu të një partie. Është realitet më I hidhur partia shtet. Tipar kardinal i diktaturave. Askush nuk do të angazhohet për rrëzimin e këtij pushteti përvec nesh. Nëse presim se do na vijnë ndihma, mashtrojmë e gënjejmë veten tonë.” vijoi ai.

Top Channel