Luçiano Boçi nxjerr tezën e provimit të letërsisë para përfundimit të testimit: Tregon korrupsion dhe paaftësi të përgjegjësve

11/06/2022 11:24

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka publikuar tezën e provimit të letërsisë disa minuta para përfundimit të testimit, duke fajësuar përgjegjësit për korrupsion dhe paaftësi.

Me anë të një postimi në “Facebook”, ai u shpreh se teza ka dalë nga klasat dhe po poston vetëm një fletë të saj për të mos u bërë pjesë e kësaj problematike.

Nga ana tjetër rregullorja e maturës parashikon ndjekje penale për personat e tretë që e publikojnëe tezën e provimit.

Postimi i Luçiano Boçit:
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe!
Teza e maturës së Letërsisë përsëri del nga klasat, për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit njëkohësisht, të atyre që janë përgjegjës.
Për të mos u bërë pjesë e kësaj katrahure mature, vetëm për fakt, po postoj një fletë të provimit.

No photo description available.

Top Channel