Paralajmërimi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ndaj Greqisë për të cmilitarizuar ishujt në detin Egje, e ka shqetësuar SHBA-në.

“Ftojmë Greqinë të ndalojë armatosjen e ishujve që kanë status joushtarak dhe të veprojë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare . Nuk po bëj shaka, po flas seriozisht. Turqia për këtë, është e vendosur”– tha Erdogan

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit reagoi duke thënë se sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohet dhe të mbrohet.

“Ne vazhdojmë të inkurajojmë aleatët tanë të NATO-s, Greqinë dhe Turqinë që të punojnë së bashku për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë diplomatike. U bëjmë thirrje aleatëve tanë të shmangin retorikën që mund të rrisë më tej tensionet. Për Shtetet e Bashkuara, Greqia dhe Turqia janë të dyja partnere të forta dhe aleate kryesore të NATO-s”, ishte komenti i tij.

Greqia dhe Turqia kanë pasur prej kohësh mosmarrëveshje për çështje si kufijtë detarë dhe pretendimet në Detin Mesdhe, si dhe hapësirën ajrore, emigrantët dhe Qipron e ndarë etnikisht. Tensionet janë ndezur sërish kohët e fundit mbi ishujt e Egjeut, për të cilët Ankaraja thotë se sipas traktateve ndërkombëtare, nuk mund të armatosen.

Erdogan i bëri thirrje Athinës “të shmangë ëndrrat, veprimet dhe deklaratat që do të sillnin si pasojë pendimin” dhe përmendi luftën për pavarësinë e Turqisë në fillim të viteve 1920, kur turqit mundën fuqitë pushtuese, përfshirë Greqinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA