Vizita e kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Ballkan vazhdon të shtunën me qëndrimin në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari. Kjo vizitë ka rëndësi, por edhe potenciali i zhgënjimit është i madh, thotë eksperti Gerald Knaus.
Kancelari gjerman vazhdon të shtunën udhëtimin në Ballkan dhe qëndron në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari. Në qendër të bisedimeve të shtunën qëndron grindja mes Shkupit dhe Sofjes që pengon hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Bullgaria e pengon prej vitesh këtë duke ngritur pretendime historike. Ditën e parë të udhëtimit, Scholz apeloi në Prishtinë dhe Beograd për përshpejtimin e reformave që iniciojnë procesin e anëtarësimit. Kancelari gjerman kërkoi nga Serbia t’iu bashkangjitet sanksioneve të BE.
Vizita e kancelarit gjerman gjen jehonë edhe në mediat gjermane. Gazeta “Straubiger Tagblatt/Landshuter Zeitung” shkruan se Olaf Scholz ka të drejtë, kur do të mbajë gjallë perspektivën europiane në BE. “Por kjo nuk ka nevojë të qëndrojë tek një anëtarësim i plotë. Bashkimi Europian duhet më të fund të largohet nga ajo “e gjitha ose asgjë”. Presidenti francez, Emmanuel Macron së fundmi dha idenë sërish e një bashkësie të zgjeruar politike në krah të BE. Një projekt i tillë do të ishte më i ndershëm se sa premtimet boshe që u bëhen vendeve të Ballkanit.”
Kurse “tagesschau” nënvizon, se kancelari gjerman kërkon të nxisë përpara me “ambicie dhe temp” anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por në vizitën e tij në Serbi ai u ndesh me një arsenal problemesh. “Ishte momenti kur u bë e qartë, se sa e vështirë do të mund të bëhet me Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian.” Në bisedë me presidentin Aleksandar Vuçiq kancelari gjerman nxiti Serbinë, vend kandidat, që t’iu bashkohet sanksioneve europiane kundër Rusisë, ku kancelari në konferencën e shtypit tha, se ‘më mirë të mos bëhen atëherë kur gjithçka të ketë marrë fund.’ “Si reagim presidenti serb me zë të butë, por mjaft i vendosur, filloi të shpjegojë më shumë fjalë, se pse nuk do të ndiqet kjo dëshirë.”
Kosovo Olaf Scholz zu Besuch bei Premierminster Albin Kurti
Eksperti për Ballkanin dhe drejtues i Iniciativës Europiane të Stabilitetit, Gerald Knaus u vlerëson vizitën e Scholzit në Ballkan si mjaft të rëndësishme, por edhe me “potencial të madh zhgënjimi”. “Në 10 vitet e fundit njeëzit shohin që nuk ka ecje përpara, që BE nuk mban premtimin”, tha Knaus në një intervistë për televizionin e dytë gjerman, ZDF. Gjermania është një vend, nga ku rajoni pret shumë, thekson Knaus, dhe shpreh idenë e zhvillimit të një “ambicie politike nga qeveria e koalicionit gjerman”.
Duhen premtime konkrete, sipas Knaus, psh., të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mund t’u thuhet nëse kushtet plotësohen, atëherë të paktën do t’iu bëjmë pjesë të hapësirës ekonomike europiane.
Top Channel