Gjendet në Kolonjë një trup i dekompozuar, identifikimi vetëm përmes ADN-së

11/06/2022 16:43
Foto ilustruese

Një trup i dekompozuar i gjinisë mashkull është gjetur këtë të shtunë një fshatin Kreshovë të Kolonjës.

Nga këqyrja e jashtme është e pamundur të bëhet identifikimi i kufomës.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Identifikimi i viktimës mund të  bëhet vetëm nëpërmjet ADN-së.

Dyshohet që viktima të ketë vdekur aksidentalisht, pasi terreni ku është gjetur është shumë i thyer, sipas burimeve policore.

Për identifikim e kufomës policia lokale do verifikojë fillimisht listën e personave të njoftuar të humbur në zonën e Kolonjës.

Kolonjë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2022, rreth orës 14:00, jemi njoftuar se mbi fshatin Kreshovë, Kolonjë, në afërsi të piramidës nr. 4, dy barinj të zonës, kanë konstatuar një kufomë njeriu të seksit mashkull, të dekompozuar.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel