Financieri pedofil Epstein është vrarë në burg, thotë informatorja e Wikileaks, Chelsea Manning (fotot)

11/06/2022 16:04

Ish-operativja e ushtrisë së SHBA, e kthyer në një nga informatoret kryesore të Wikileaks, Chelsea Manning ka thënë se nuk ka dyshime për fatin e pedofilit milioner të dënuar për krime seksuale Jeffrey Epstein, duke thënë se bazon konkluzionin, në eksperiencën e vet të sistemit amerikan të burgjeve.

Manning foli në një  episod të transmetimeve ‘After Dark’ të prezantuar në rrjet nga Ethan e Hila Klein.

E pyetur për opinionin e saj ndaj rrethanave të vdekjes së Epstein, bazuar në eksperiencën e saj si i/e burgosur e profilit të lartë Chelsea foli hapur.

“Vrasje, kështu ndodhin vdekjet në burg. Ka disa histori si kjo në librin tim,” tha Manning.

“Nëse do të eliminosh dikë që është në burg, kështu veprohet”.

Më 10 gusht 2019, gardianët gjetën Epstein pa ndjenja, në kohën kur po priste gjyqin për trafikim seksual femrash e vajzash të mitura, te rrethi i tij i miqve milionerë dhe me influencë.

Shkaku i vdekjes u përcaktuar si vetëvrasje me varje, por megjithë verdiktin final incidenti është kthyer në objekt teorish dhe akuzash të ndryshme ashtu si dhe ajo e Manning.

“Duhet ta përsëris se në burgjet amerikane, njerëzit më të dhunshëm janë vetë rojet e burgut, të gjitha frikat e tmerret vijnë nga ajo roja mund të të bëjë. Unë zakonisht nuk e lidh uniformën me dhunën por kur shoh uniformën e rojeve të burgut, është ndryshe”, tha ajo.

“Do të thosha se ka roje që përpiqen të jenë të drejtë, ka të tjerë që bëjnë vetëm një sy qorr dhe mendojnë vetëm për rryshfetin që mund të përfitojnë. Më pas ka të tjerë që janë sadistë, që luajnë lojra, gënjejnë, vjedhin dhe nuk i gjen gjë për këtë.”

Manning vijon të jetë e burgosur për dekonspirimin e informacioneve ushtarake te Wikileaks por është duke shtuar një libër kujtimesh që pritet të publikojë këtë vit.

FOTO GALERI
1/3
E pyetur për opinionin e saj ndaj rrethanave të vdekjes së Epstein, bazuar në eksperiencën e saj si i/e burgosur e profilit të lartë Chelsea foli hapur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA